Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se të gjithë fëmijët dhe prindërit që kanë nevojë për ndihmë psiko – sociale, mund të paraqiten në linjën telefonike 072 912 676, i cila është aktive nga ora 09:00 deri në ora 19:00.
“Gjatë kohës së pandemisë, ndihma psiko – sociale është më e rëndësishmja për të ruajtur shëndetin mental të fëmijëve, nxënësve dhe prindërve. Në këtë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministra e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Klinikën Universitare të Psikiatrisë kanë vendosur linjë për ndihmë të fëmijëve, të rinjve dhe prindërve”, thuhet në kumtesën e MASh-it.
Në linjën telefonike, secili person mund të paraqitet për të parashtruar pyetje dhe të marrë përgjigje për gjendjen aktuale të virusit, si dhe këshilla për ballafaqim të suksesshëm të sfidave të caktuara dhe situatave të cilat krijojnë ndjenjën e shqetësimit dhe konfuzitetit./TV21
