Publikohet “I kom pa” nga Noizy dhe Buta

TË FUNDIT

“I kom pa” titullohet bashkëpunimi mes reperit nga Kosova, Buta dhe reperit nga Shqipëria, Noizy, i cili është publikuar të martën në mbrëmje.

Dyshja nuk kishin paralajmëruar bashkëpunimin.

Kënga është shoqëruar me videoklip, ndërsa ka marrë mijëra shikime e pëlqime që në momentet e para të lansimit në YouTube.

Është ky bashkëpunimi i dytë mes Butës dhe Noizyt. Dyshja bashkëpunuan edhe në këngën “E du e marr”, e cila ishte pjesë e albumit të reperit nga Shqipëria vitin e kaluar.