Publikohet formacioni zyrtar i kuqezinjve ndaj Islandës

TË FUNDIT

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë mbrëmjen e së martës ndeshjen përballë Islandës.

Kjo është ndeshja e parë për kuqezinjtë në Grupin 2 për Ligën e Kombeve.

Islanda ndërkohë vjen pas një barazimi 2-2 me Izraelin.

Për takimin e orës 21:00, trajneri Reja ka zgjedhur Berishën në portë dhe Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti në mbrojtjes.

Në mesfushë janë rreshtuar pesë lojtarë, Hysaj, Çekiçi, Gjasula, Abrashi dhe Balliu.

Ndërsa në sulm italiani ka zgjedhur të luajë me Cikalleshin dhe Seferin.

Në grupin e kuqezinjve bënte pjesë dhe Rusia, e cila për shkak të luftës në Ukrainë, është përjashtuar nga gara.