Publikohet “Family”, bashkëpunimi i ri i Bebe Rexhës

TË FUNDIT

Është publikuar bashkëpunimi më i ri mes artistëve David Guetta, Bebe Rexha, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie.

“Family” titullohet kjo këngë, e cila është e zhanrit ‘dance/electronic’.

Muzika është realizuar nga vet DJ me famë botërore, David Guetta, gjersa tekstin e këngës e kanë shkruar vet interpretuesit.

Ky është bashkëpunimi i tretë i artistes shqiptare me David Guettën, pas këngëve të suksesshme “Say my name” dhe “Hey mama”.

Bebe Rexha në anën tjetër po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e publikoi në maj të këtij viti.