Array

Publikohet dëshmia e Kamçevit për “Reket”, Zaev, Dimitrov dhe Shekerinska paralajmërojnë padi për shpifje

Must Read

Tramp ende nuk ka vendosur se ku do ta kalojë natën e zgjedhjeve

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot deklaroi se ende nuk është marrë vendim përfundimtar se ku do...

Për herë të parë që nga viti 1946 në SHBA, sindikatat po konsiderojnë opsione për grevë nëse Tramp nuk e njeh fitoren e Bajden...

Sindikatat amerikane kanë filluar të diskutojnë idenë e grevës së përgjithshme nëse presidenti i SHBA-së Donald Tramp...

Edhe “Lanset” e dënoi përgjigjen “katastrofike” të Trampit për Kovid-19

“Lanset” është edhe një revistë shkencore e cila u bën thirrje amerikanëve që të votojnë për ndryshim...

Procesverbali i dëshmisë së Jordan Kamçevit për ngritjen e padisë penale kundër Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit për “Reket” u publikua në disa portale.

Prokuroria thekson se publikimi i informacioneve të besueshme është vepër penale dhe se publikimi “përveç për sensacion momental, nuk kontribuon për arritjen e çfarëdo qëllimi tjetër” dhe paralajmëruan se do të hetojnë si “këto dokumente kanë rrjedhur në opinionin publik duke kërkuar përgjegjësi nga kryerësit”.

“Me publikim e dokumenteve të këtij lloji, shkelet e drejta e prezumimit të pafajësisë, rrezikohen jetët e personave të përfshirë dhe në përgjithësi vështirësohet procedura. Në interes të zbatimit të mëtutjeshëm të papenguar të procedurës hetimore, Prokuroria publike themelore për krim të organizuar dhe korrupsion do të ndërmarrë veprime për caktimin e fakteve se si këto dokumente kanë dalë në publik dhe do të kërkojë përgjegjësi nga kryerësit. Prokuroria publike themelore për krim të organizuar dhe korrupsion i tregon opinionit se burimet e këtilla të papërgjegjshme të informacioneve dhe mediat me qëllim të kufizuar, nuk do të ndikojnë në vendosmërinë e prokurorisë që ky rast të marrë epilog të plotë”, thonë nga PPTH.

Në dokumentin e publikuar, Kamçev thotë se Bojan Jovanovski i ka ofruar plan fiktiv për, siç thotë ai, një tip të Fashon Mall-it. Pas disa ditëve i ka dërguar edhe marrëveshje të nënshkruar nga ana e kompanisë për franshiza, ndërsa si drejtor ka qenë i shënuar djali i Katica Janevës, Llazar Janev që ka punuar në 1TV.

“Unë e kuptova se në fakt bëhet fjalë për projekt fiktiv, për shkak se përveç kontratës nuk më ishte prezantuar asnjë plan biznesi, që do të thotë se qëllimi ishte të marrin para nga unë”.

Pas këtij publikimi, disa portale shënuan se edhe kryeministri Zaev është pjesë e “Reket”, me çka ai sot nga Prilepi paralajmëroi padi.

“Gjithsesi se do të padisim, sepse kjo nuk është e saktë. Unë disa herë kam hedhur poshtë çfarëdolloj lidhshmërie me Boki 13 që ka të bëjë me rastin Reket dhe sot e kësaj dite jam në këtë qëndrim. Dua të publikohet, dua që secili të tregojë. Detyra e prokurorisë është që të publikojë nëse kjo është thënë në këtë mënyrë”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Pas teksteve të publikuara në ueb faqen “Republika” me reagime dhe paralajmërime për padi u paraqitën edhe Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska.

“Kërkoj që “Republika” menjëherë ta tërheqë gënjeshtrën se unë jam i përfshirë në rastin Reket dhe të më kërkojnë falje për insinuatën e neveritshme brenda tekstit, titulli i të cilit nuk ka lidhje me informacionet brenda. Në të kundërtën, për herë të parë në jetë do të padis. Nuk do të lejoj që propaganda ta njollosë emrin tim për një rast me të cilin unë nuk kam asnjë lidhje”, potencoi Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

“Do ta padis “Republikën” për gënjeshtrat e saj, për shkak se reagime deri tek ata nuk nevojiten dhe janë të kota. Të gjithë e dimë se  secili me tekstet e tij të panënshkruar, punon për pronarët e tij “të panjohur”. Pronarët na e kanë vjedhur shtetin, ndërsa ata kanë pasur detyrë ta gënjejnë”, tha Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes.

“Duke marrë parasysh faktin se licitimi me fajin dhe manipulimin me përhapjen e informacioneve të rrejshme dhe shpifje ndaj meje dhe bashkëshortin tim i konsideroj sulm ndaj nderit dhe renomesë sime, që nënkupton edhe ndjenjë siguria ime është në  rrezik. Do t’i ndërmarr të gjitha mjetet e parashikuara me ligj, për mbrojtje”, u shpreh Frosina Remenski, nënkryetare e Kuvendit.

Në hetimin për “Reket”, të dyshuarë për zhvatje të 1.5 milion eurove për tregti me ndikimin ndaj prokurorit publik dhe larje parash janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec, që janë në paraburgim nga 15 korriku, ndërsa e dyshuara e tretë është prokurorja speciale, Katica Janeva, e cila është në paraburgim që 21 gushti. Në bisedat mes të dyshuarit Boki 13 dhe dëshmitarit Orce Kamçev, të publikuar nga gazete italiane “La Verita” dëgjohet zëri i Janevës. Pas publikimit të incizimeve, ajo tha se ka negociuar me Kamçev përmes ndërmjetësuesit që të bëhet dëshmitar në para-hetimin e ri të prokurorisë së saj.

Përgatiti: Jovica Paunoski

Tramp ende nuk ka vendosur se ku do ta kalojë natën e zgjedhjeve

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot deklaroi se ende nuk është marrë vendim përfundimtar se ku do ta kalojë natën e zgjedhjeve.

Për herë të parë që nga viti 1946 në SHBA, sindikatat po konsiderojnë opsione për grevë nëse Tramp nuk e njeh fitoren e Bajden...

Sindikatat amerikane kanë filluar të diskutojnë idenë e grevës së përgjithshme nëse presidenti i SHBA-së Donald Tramp refuzon të pranojë rezultatet e...

Edhe “Lanset” e dënoi përgjigjen “katastrofike” të Trampit për Kovid-19

“Lanset” është edhe një revistë shkencore e cila u bën thirrje amerikanëve që të votojnë për ndryshim të zgjedhjeve presidenciale javën e...

Rreth një mijë amerikanë në ditë vdesin nga Kovid-19

Sipas të dhënave të fundit, rritja rekorde e përnjëhershme e numrit të rasteve me koronavirus në SHBA po i shtyn spitalet në...

Debati kuvendor për ribalansin e Buxhetit vazhdon nesër

Në Kuvend pasdite vazhdoi debati për ribalansin e Buxhetit, i cili sillet për shkak të krizës së kovid-19 dhe nga miratimi i...

More Articles Like This