Publikohet bashkëpunimi mes Elvanës dhe Ledri Vulës

TË FUNDIT

Bashkëpunimi i shumë pritur mes dyshes fantastike, Ledri Vula dhe Elvana Gjata më në fund është publikuar

“No Love” quhet kënga që “njëshi” i hip-hopit dhe “njëshja” e popit publikuan para pak minutave.

Dyshja ka bashkëpunuar disa herë, e suksesi në ato projekte ka qenë i padiskutueshëm.

Edhe një herë, të dy në kulmin e suksesit, kanë bashkuar forcat për një tjetër duet, që padyshim do të jetë hiti i kësaj vere.