PTHP hapi lëndë pas zërave për një aheng të organizuar në një objekt hotelerie në Prilep

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike Prilep formoi lëndë pas zërave kundër një objekti hotilerik në Prilep, i cili në orët e mbrëmjes më 18 korrik të këtij vitit ka organizuar aheng në të cilin kanë qenë të pranishëm një numër i madh vizitorësh, në kundërshtim me rregullat dhe masat për mbrojtje në kushte të pandemisë së shpallur nga Kovid-19.

“Duke vepruar në lëndën e formuar prokuroria kompetente ka dhënë urdhër për konfirmimin e gjendjes faktike dhe përgjegjësinë eventuale penale, si dhe sigurimin e dëshmive”, informojnë nga PTHP.

Nga PTHP informojnë se personi juridik dhe personi fizik përgjegjës në subjektin juridik dyshohen se kanë kryer vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore nga neni 206 nga Kodi penal.