PSZH-ja ka për qëllim të përforcohet me mbrojtësin e Realit, Serhio Ramos, i cili ende nuk ka mundësi të dakordohet për kontratë të re me klubin madrilen.
Parisienët janë të gatshëm që spanjollit 34 vjeçar t’i ofrojnë kontratë trevjeçare me pagë prej 16,8 milionë euro për sezon.
Përveç kësaj, Pari Sen Zhermen është i gatshëm të japë bonus për nënshkrimin, transmeton “AS”.
Kontrata aktuale e kapitenit të “mbretërve” vlen deri në verën e vitit 2021. Real Madridi i ofroi kontratë dyvjeçare Ramosit me ulje të pagës për 20 për qind. Megjithatë, futbollisti nuk dëshiron ta ulë pagën dhe ka ndërmend të nënshkruajë kontratë për tre sezone.
Serhio ka fituar 22 trofe me Real Madridin, duke përfshirë katër në Ligën e Kampionëve dhe pesë tituj në Spanjë.
