PSG shpejt gjen zëvendësuesin e Mbappes

TË FUNDIT

Gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia pritet të zëvendësojë Kylian Mbappe, pasi ky i fundit ka njoftuar largimin e tij nga PSG-ja dhe pritet të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me Real Madridin.

Kvaratskhelia luan për Napolin që sipas “Gazzetta”, klubi francez ofroi 80 milionë euro për 23-vjeçarin.

Por Napoli siç duket refuzoi pasi kërkon minimalisht 120 milionë euro për Kvaratskhelian që sezonin e kaluar ishte lojtari më i mirë i kampionit Napoli.