Paris Saint-Germaini ka shkruar histori të shtunën mbrëma në Budapest të Hungarisë pas triumfit të dytë rresht në Ligën e Kampionëve.
Finalen ndaj Arsenalit, PSG-ja e fitoi pas ekzekutimit të penalltive, 4:3.
Ishte ndeshje krejtësisht ndryshe nga viti i kaluar kur PSG-ja e mposhti Interin 5:0.
Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras, 1:1.
Arsenali kaloi në epërsi 1:0 në minutën e gjashtë, me golin e Kai Havertzit.
Në minutën e 65-të, shifrat i barazoi Ousmane Dembele nga penalltia.
Shumë raste për shënim u panë edhe në vazhdime, por jo edhe gola.
Dhe në penallti, parisienët ishin më të saktë.
Gonçalo Ramos, Desire Doue, Achraf Hakimi dhe Lucas Beraldo shënuan për PSG-në, ndërsa penalltinë e Nuno Mendesit e priti portieri David Raya.
Por, dy penalltitë e humbura nga Eberechi Eze dhe Gabriel në penalltinë e fundit, bënë që PSG-ja ta ngritë lartë sërish trofeun më prestigjioz në Evropë, atë të Ligës së Kampionëve.
Viktor Gyokeres, Declan Rice e Gabriel Martinelli i shënuan penalltitë për “topçinjtë”.
Për PSG-në është trofeu i dytë i fituar në Champions. Parisienët e kanë edhe një finale të humbur.
Ndërkohë, për Arsenalin ishte disfata e dytë në finale të Ligës së Kampionëve.
Para 20 vjetësh u mposht në finale 2:1 nga Barcelona.
