PSG argëtohet në Kupë, Empoli mposht Interin në “San Siro”

TË FUNDIT

PSG fitoi 0-7 përballë amatorëve të Pays de Cassel në Kupën e Francës, ndërkohë që Interi u befasua nga Empoli në “San Siro” në takimin e fundit të fazës së parë në Serie A.

Dueli i raundit të 1/16-ve në Kupën e Francës ishte një formalitet për skuadrën e Galtier. Kylian Mbappe realizoi tre gola në pjesën e parë, fraksion ku e gjeti rrugën e rrjetës edhe Neymar.
Në pjesën e dytë, Mbappe festoi edhe dy herë të tjera, teksa shënoi edhe spanjolli Carlos Soler. Në raundin e 1/8-ve, PSG do të ndeshjet me Marseille, një klasike e futbollit francez.

Me pesë golat në ndeshjen e sotme, Mbappe u kthye në futbollistin e parë në historinë e PSG-së që ia del të shënojë pesë herë në një ndeshje zyrtare.

Interi doli pa pikë nga sfida shtëpiake ndaj Empolit. Skuadra toskane fitoi 0-1 falë golit të 19-vjeçarit Tommaso Baldanzi (66’). Talenti italian mori një asist nga Nedim Bajrami dhe mposhti Onanën me një goditje potente.

Vendasit luajtën nga minuta e 40’ me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të kapitenit Milan Skriniar (dy të verdhë). Kristjan Asllani u fut në fushë për Interin në minutën e 72’, ndërkohë që një minuta më vonë u zëvendësua Bajrami në krahun tjetër.

Interi mbetet në vendin e tretë me 37 pikë, 13 më pak se Napoli kryesues. Fitore e artë për Empolin, që është ngjitur në vendin e nëntë me 25 pikë.

error: Content is protected !!