Pse po harxhohet shpejt bateria e smartfonëve?

TË FUNDIT

Pamundësia për të mbajtur telefonin në gjendje funksionale si rezultat i reduktimit të jetëgjatësisë së baterisë vjen prej reklamave që shfaqen në aplikacionet falas, të paktën kështu thotë një hulumtim i ri.

Një studim i ri nga Instituti i Rochester i Teknologjisë në Kaliforninë e jugut së bashku me Universitetin Mbretëror në Kanada kanë arritur në përfundimin se aplikacionet falas që përmbajnë reklama shfrytëzojnë 33 % bateri më shumë sesa aplikacionet që nuk kanë reklama.

Sipas hulumtuesve, këto reklama janë në gjendje të ulin jetëgjatësinë e baterisë nag 2.1 deri në 2.5 orë në ditë. Këto aplikacione falas që përmbajnë reklama përdorin 79 % më shumë trafik sesa ato pa reklama./ 21MEDIA