Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Xhen Psaki deklaroi se vendimi i presidentit rus Vladimir Putinit t’i vendosë forcat kombëtare të parandalimit bërthamor në gjendje gatishmërie të lartë është pjesë e “skemës për prodhim të kërcënimeve që nuk ekzistojnë”.
“Ky është në të vërtetë modeli që e pamë nga presidenti Putin gjatë këtij konflikti, që prodhon kërcënime të cilat nuk ekzistojnë që ta justifikojë agresionin e mëtejshëm”, deklaroi Psaki.
