Protesta antiqeveritare në Sofje ka vazhduar me bllokimin e udhëkryqeve dhe bulevardeve kryesore të qytetit.
Protestuesit insistojnë për dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Bojko Borisov, të prokurorit publik Ivan Geshev dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare korrekte. Ata mbeten të fortë në qëndrimet dhe kërkesat e tyre dhe thonë se nuk do të heqin dorë derisa nuk plotësohen.
Në rrugët kryesore në Sofje janë vendosur tenda për të dytën ditë me radhë ndërsa komunikacioni rrugor është bllokuar dhe rikahëzohet.