Protestojnë veteranët e UÇK-së në Kosovë/ U përpoqën disa herë të hyjnë në Kuvend

TË FUNDIT

Qindra veteranë të UCK-së u mblodhën mëngjesin e sotëm para Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të luftës së UCK-së

Protesta mbikëqyrej nga forca të shtuara të policisë së Kosovës, të cilët ruanin ndërtesën e Qeverisë dhe atë të Kuvendit.

Por me gjithë praniën  eshtuar të policisë, veteranët protestues arritën të hyjnë në oborrin e Kuvendit duke rrëzuar rrethojat.

Gjendja u tensionua.

Veteranët protestues kundërshtuan mospërfshirjen e tyre ne projektligjin për pagën minimale.

Përderisa Klinaku mbante fjalimin, protestuesit shtyheshin me policinë.

Edhe protestues të tjerë shprehën pakënaqësi për mospërfshirjen e tyre në Projektligjin për pagën minimale, duke kërkuar tërheqjen e këtij projektligji.

Në përkrahje të protestës së veteranëve ishte edhe deputetja e AAK-së Time Kadriaj si dhe anëtarë të Partisë Socialdemokrate.

Në përkrahje të protestuesve dolën edhe  deputetët e PDK-së, të cilët kërkuan nga Qeveria që të plotësojë kërkesën e veteranëve të luftës.

Pas disa orësh protestuesve u erdhi një ftesë nga kryeministri Kurti për t’u takuar nesër.

Orët kalonin dhe veteranët protestues nuk zmbrapseshin nga kërkesa e tyre për përfshirje në projektligjin për pagën minimale.

Tentuan sërish të hyjnë në Kuvendin e Kosovës

Pas pothuajse 8 orëve veteranët e UCK-së përfunduan protestën. Tashmë përfaqësuesit e tyre do të takohen nesër me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Financave, Hekuran Murati si dhe kryetarin e Komisioni të Buxhetit Armend Muja.

“Ne nuk iu ikim takimeve, por qëndrimi i organizatave të dala nga lufta është që të kthehet ligji në vend, sepse është bërë shkelje e ligjit”, ka thënë ai.

Veteranët protestues paralajmëruan edhe masa të tjera, në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre në takimin me kryeministrin.