PROTESTOJNË PUNËTORËT E SEKTORIT PUBLIK NË KUMANOVË

TË FUNDIT

Dolën në protestë për të kërkuar rritje të rrogës  në sektorin publik në pajtim me përqindjen e rritjes së rrogës minimale.

Motoja e tyre është “Pagë e Denjë, Jetë e Denjë”, ndërsa kërkojnë punë pa presion, siguri në vendin e punës, respektim të ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive, respektim të dialogut dhe partneritetit social.

Protestës iu bashkëngjit edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Protestuesit kërkuan ngritjen e pagave si dhe pagesën e regresit edhe në sektorin publik.  Kryetari i Konfederatës së sindikatave të lira, tha se çdo ditë në vend po shkelin të drejtat e punëtorit.

“Të drejtat e punëtorëve në Maqedoni çdo ditë e më tepër po shkelen. Ky është një paradox të cilin ne po tentojmë ta ndalojmë dhe ti bindim edhe pushtetin edhe punë dhënësit se ne duhet të jemi partner e jo të bëhemi, të themi ashtu skllevër të tyre dhe të keqpërdorur nga ana e tyre”, u shpreh mes tjerash Bllagoja Rallkovski nga “KSL” u shpreh Bllagoja Rallkovski – “Konfederata e Sindikatave të Lira”

Ismet Zeqiri, nga SASHK-u tha se rritja e rrogave prej pesë për qind në arsim nuk mjafton, si dhe se do të vazhdojnë të luftojnë për rrogë më të madhe dhe për rregullim të kompensimit për transport të punonjësve të arsimit.

“Duhet ta ngrisim zërin, që të kemi një pagë solide dhe një jetë solide pasi që ne jemi pasqyra e shtetit, të gjithë ata që sot na udhëheqin e që janë në pozita të ndryshme shtetërore, kanë dalë nga këta arsimtar të cilët kanë sakrifikuar dhe nuk ndalen aspak” theksoi Ismet Zeqiri – nënkryetar i SASHK-ut

“Kemi dalë të protestojmë për rritjen e pagave, kërkojmë rritje prej 25% si dhe të na jepet K15, të cilën për disa vite me radhë nuk na e japin, kushtet nëpër shkolla janë tejet të vështira, nuk mundemi me i mbulua harxhimet”, theksoi Mehmet Shabani, punonjës në arsim

Organizatorët paralajmëruan se protestat do t’i vazhdojnë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.