Protestojnë mjekët amë! Ministri përpiqet t’i qetësojë me mirënjohje, ata i refuzojnë

TË FUNDIT

Mjekët amë të revoltuar në Ditën Botërore të Shëndetësisë protestuan para ministrisë së Shëndetësisë me disa kërkesa, e një prej tyre është rritja e kapitacionit nga 63 në 90 denarë për pacient.

E për ta zbutur situatën ministri Bekim Sali u paraqitë në protestë me me mirënjohje për mjekët.

Por pasi ua shpërndau, të njëjtat mjekët ia kthyen mbrapsht.

Këto mirënjohje në kohë më të mira do t’i pranojmë, i kthejmë sepse të gjithë kolegët  janë të pakënaqur vlerësojnë se kjo nuk është zgjidhje. Urdhëroni, ju faleminderit.”

Kryetarja e shoqatës së mjekëve amë Lilija Çollakova Dervishova tha se kjo protestë është  hapi i fundit për shpëtimin e ordinancave private.

Nuk mundet katër vite të mos kemi marrëveshje të na injorojnë autoritetet shëndetësore. Ne jemi të vetmit që jemi dënuar për gabimet administrative në gjithë botën në kohën e pandemisë. Shpresoj që për të gjithë këto probleme të bëhen reforma, metodologjia të reja të cilat i kërkojnë mjekët  të cilët kanë numër të vogël të pacientëve”, tha Lilija Çollakova Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Amë.

Çollakova tha se kërkojnë të ndryshojnë mënyrën e përshkrimit të barnave për pacientët me sëmundje kronike dhe të futen barna të reja. Njëkohësisht kërkojnë mënyrë të re të pagesës së mjekëve në kujdesin primar, gjegjësisht kërkojnë zgjedhje që të mbijetojë mjekësia primare.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali theksoi se është i njoftuar me të gjitha problemet dhe se këto probleme mund të zgjedhën, por nuk dha afat të caktuar se kur. Sali shtoi se nga java tjetër mund të fillojnë takimet me mjekët për bisedime.

 “Ne si Ministri kemi të formuar grup pune e cila nuk është zyrtare, është në kabinet të ministrit. Kemi bërë disa takime me të cilat probleme përballemi ne dhe që duhet t’i zgjedhim në të ardhmen. Sistemi i pagesës për kujdesin shëndetësor primar është sistem 20 vjeçar dhe vlerësojmë se ka ardhur koha që ai të ndryshojë dhe të jetë në favor të punonjësit shëndetësor por edhe qytetarët”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Protestuesit kërkuan që këto problem të zgjidhen në të kundërtën kërkuan dorëheqjen e ministrit.

0.2-0.10(2276)

Nëse ministri për 15 ditë nuk i thirr grupet atëherë le të japë dorëheqje, le të shkoj të bëj dhëmbë.

Ndryshe Sali shpjegoi se tani për tani po punohet në tri modele të mundshme për të ndryshuar mënyrën e pagesës së mjekëve të familjes.