Protestojnë çiklistët në Prishtinë

TË FUNDIT

Dhjetëra çiklistë kanë marshuar rrugëve të Prishtinës, duke kërkuar më shumë siguri në trafikun rrugor. Organizatori këtij marshi protestues dhe njëherësh përfaqësuesi i Nismës Vetëdijesuese të çiklistëve Kushtrim Gojani, tha se trafiku në rrugët e kryeqytetit nuk është aspak i sigurt. Ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të bëjnë më shumë për sigurinë e tyre në rrugë./21Media