Ka nisur protesta për 8 vjeçarin, Mateo Vasiu i cili është vrarë nga bashkëfshatari i tij, Klodian Çalamani nga Fieri.
Protestuesit protestën e kanë filluar nga vendi ku po mbahet i burgosuri, në Vlorë.
Nga pamjet e siguruara nga Ora News familjarët disa minuta kanë tentuar të shembin dyertë dhe të futen brenda.
Nisur nga revoltimi i familjarëve janë shtuar dhe forcat e policisë, të cilët u kanë bërë rezistencë familjarëve.
Ndërkohë të afërmit e të miturit, kanë kërkuar që të nxjerrin jashtë burgut Çalamanin dhe ta varin. Pastaj, protestuesit dhe disa qytetarë i janë drejtuar qendrës së Vlorës ku dhe do vijojnë protestën.
”Kërkojmë drejtësi”, ishte njëra nga pankartat që protestuesit mbanin në dorë.
Ndërkaq, 8 vjeçarit mes lotësh iu ka dhënë lamtumira e fundit katër ditë me parë./21Media
