Protestë paralajmëruese para MASH-it/ Nxënësit kërkojnë shkurtim të materialit për maturën shtetërore

TË FUNDIT

Nxënësit e shkollave të mesme, të cilët morën edhe mbështetjen e studentëve të universiteteve, u mblodhën sot para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në protestë paralajmëruese për kërkesat e tyre.

Maturantët kërkojnë që të shkurtohet materiali i maturës shtetërore, sepse sipas tyre janë gjeneratë të cilët kanë kaluar në mësim onllajn, e përveç kësaj ka pasur edhe grevë të mësimdhënësve, që ka sjellë humbjen edhe të më shumë orëve.

“Kërkesa jonë kryesore është të shkurtohet materiali i cili është paraparë për të kaluar maturën shtetërore. Kemi kaluar në mësim onllajn, kemi kaluar ne paralajmërimet për bomba, kemi kaluar në grevën e profesorëve që i kemi mbështetur dhe greva të punëtorëve te NQP-së që e vështirësuan ardhjen e nxënëseve në shkollë. Të gjithë këto faktorë do të ndikojnë në dhënien e provimit të maturës shtetërore.”- thotë Alicia Ugrinovska, Nxënese.

Edhe studentët kanë kërkesat e tyre ndaj MASH, për rritjen e ushqimit të subvencionuar për 160 denarë më shumë.

“Qëllimi i kësaj proteste është mos vëmendja e qeverisë ndaj problemeve tona. Kërkojmë rritje të ushqimeve të subvencionuara të studentëve dhe respektim të afateve të pagesës së ushqimit dhe bursave, kërkojmë përmirësim të kushteve në konviktet e studentëve, të cilat nuk janë të rinovuar dhe janë në gjendje katastrofë, kërkojmë zgjidhje të shpejtë për këto probleme.”- thotë Teodora Naumovskka, Studente.

Pas kësaj proteste paralajmëruese që e organizoi “Organizata për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve”, nxënësit u pritën në takim në Ministrinë e Arsimit. Pas takimit, nga MASH njoftuan se provimet do të mbahet pa u dëmtuar asnjë nxënës në asnjë bazë, ndërsa shtojnë se pyetjet do jenë nga aspektet më të rëndësishme, të dhëna dhe informacione nga materiali të cilët nxënësit e kanë përvetësuar gjatë katër vitet të arsimit të mesëm. Nga MASH po ashtu thonë se Komisionet e provimit të cilët i përgatisin pyetjet, kanë parasysh se mësimi herë pas here është organizuar onllajn për shkak të pandemisë me Kovid dhe për shkak të raportimeve kërcënuese, ndërsa ndërprerje e herëpashershme ka ndodhur për shkak të grevës së kuadrit mësimor.