Protestë para Qytetit të Shkupit, punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërim” kërkojnë pagë dhe sigurim shëndetësor

TË FUNDIT

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe të kompanive “Florakom” dhe “Luna” protestuan sërish këtë mëngjes para ndërmarrjes, e më pas edhe para Qytetit të Shkupit, duke kërkuar takim me kryetaren Danela Arsovska, përcjell TV21. Ata reagojnë se prej 16 ditësh nuk kanë marrë pagën e muajit shtator dhe se nuk u janë paguar regresi dhe kompensimet e largimit nga puna.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur, Goran Risteski, tha se nuk ka përgjigje nga drejtoria e ndërmarrjes për formimin e këshillit të pajtimit dhe paralajmëroi mundësi arbitrazhi nëse deri të hënën nuk gjendet zgjidhje. Nëse situata nuk ndryshon, nga 1 nëntori punonjësit do të mbeten pa sigurim shëndetësor.