Protestë para Qeverisë, punëtorët e “Eurokompozit”, kërkojnë takim me Ahmetin

TË FUNDIT

Punëtorët e kompanisë Eurokompozit nga Prilepi, gjatë ditës kanë protestuar para Qeverisë. Ata kanë shprehur revoltën e tyre për mos pagesën e disa pagave dhe kundër premtimeve të dhëna nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev. Sipas tyre këtë problem mund ta zgjidh, “kryeministri i vërtetë Ali Ahmeti”.

“Protestojmë për mos pagesën e të ardhurave shtesë për gjashtë vite, mos pagesën e 18-të rrogave, për ç’do ditë na thonë se do ta zgjidhim problemin për 5 ditë, 10 ditë data e fundit ishte 24 prilli zotri zëvendëskryeministër Koço Angjushev erdhi në Prilep dhe na tha se më 24 prilli do të na paguhen tre rrogat e fundit dhe 50 % të rrogave të ngelura . Ajo mbeti vetëm fjalë. E ftoj zotri Angjushevin të kërkoj falje para punëtorëve për gënjeshtrat dhe mjegullat që tenton të na i shesë.  Kryeministri në thojza nuk ishte këtu, kërkojmë takim me kryeministrin e vërtetë Ali Ahmetin, sepse aj do të ketë mëshirë dhe do të na dëgjojë dhe do ta zgjidh problemin. Shpresoj që aj do ta zgjidh këtë problem brenda 24 orëve”, deklaroi një punonjës./TV21