Subvencionim i të gjitha institucioneve shëndetësore private të cilët kanë nën 1.500 pacientë për vlerën, deri 1.500 pacientë të kapitulluar, të gjitha ISHP-të të cilat punojnë jashtë rrjetit të ndihmohen me bruto paga dhe të rritet numri i pacientëve sipas ekipeve për marrje të licencës prej 1.500 deri në 2.000 banorë, kërkon Shoqata e Institucioneve Shëndetësore Stomatologjike Private dhe mjekët privat të mjekësisë dentare, të cilët sot mbajtën protestë onlajn nën moton “Stomatologjia në respirator”.
Plotësisht, Shoqata kërkon vendosje në Ligjin për mbrojtje shëndetësore metodologji për llogaridhënie të çmimeve referuese minimale të shërbimeve stomatologjike, si dhe definim të pages minimale për stomatolog dhe infermiere në sektorin privat, sipas shembullit të shëndetit publik dhe çmimet referuese minimale FSSH t’i llogarisë sipas Metodologjisë së propozuar nga shoqata.
Kryetari i Shoqatës Zharko Gjorgjiev porositi se kjo protestë është fillestare, dhe paralajmëroi se do të vazhdojë derisa nuk kanë përgjigje nga institucionet kompetente dhe nuk ulet në tryezën negociuese të zgjidhet problemi.
Pandemia dhe protokollet e reja për punë, potencoi ai, plotësisht e kanë vështirësuar punën dhe i kanë rritur shpenzimet.
Në protestë ishte potencuar se në stomatologjinë e përgjithshme ka, mbi 800 ekipe me më pak se 1.500 pacientë të kapitulluar të cilët edhe deri tani nuk ishin në mundësi t’i mbulojnë shpenzimet bazë që të paguajnë paga minimale për ekip, dhe se për atë, Shoqata kërkon lëshim të financimit në stomatologjinë e përgjithshme sipas modelit të kapitullimit dhe ndërtimit të modelit të ri të financimit sipas shërbimit të përfunduar stomatologjik me prag të konfirmuar minimal të garantuar në vlerë mujore për ekip dhe analizë të shërbimeve të realizuara deri dhe mbi pjesën e dakorduar fikse.
