Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të organizuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestojnë për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale. Protestuesit me flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme kanë dalë në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së. Ata janë ankuar në këtë gjykatë, duke thëne se është raciste dhe se çlirimtarët po mbahen në Hagë me dirigjime nga Serbia. Në këtë protestë i pranishëm është edhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
