“Njëri nga pronarët me të vërtetë u tregua si kavalier, i përgjegjshëm para të gjithë qytetarëve dhe vetë hoqi dorë nga koncesioni. Domethënë, koncesioni që është mbi fshatin, e që ishte problemi më i madh, nga nesër do të fillojë ta tërheqë tërë makinerinë. Sa u takon koncesioneve të tjera, sa e di unë, dy prej tyre janë pothuajse brenda fshatit. Atyre u është dhënë afat nga inspektorët dhe ato koncesione në afat sa më të shkurtër do të ndalojnë së punuari”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Këtë deklaratë, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, e dha në fillim të gushtit, kur banorët e Labunishtës dhe vendbanimeve përreth organizuan protesta kundër guroreve. Një muaj e gjysmë më vonë, sërish protestojnë dhe paralajmërojnë se do të kampojnë para hyrjes së guroreve. Siç pohojnë, prej gjithsej 5 gurore në fshat, vetëm njërit prej tyre u është marrë koncesioni, kurse guroret e tjera vazhdojnë me punë, edhe atë në mënyrë më intensive.
Përpos masave më radikale, pjesëmarrësit e protestës së sotme paralajmërojnë se do të kampojnë para hyrjeve të guroreve. Kjo është protesta e dytë e banorëve të Labunishtës dhe rrethinës për më pak se dy muaj. Ata konsiderojnë se guroret i rrezikojnë bukuritë natyrore të malit Jabllanicë. Nga vendbanimi Strizhak me ujë furnizohen Jablalnica, Boroveci dhe Labunishta, kurse prej këtij uji varen 15.000 banorë.
