Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot në Shkup mbajti protestë me kërkesë për rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe rritje lineare të të gjitha pagave të tjera për të paktën 6.000 denarë. Qytetarët protestuan para Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), të cilave iu referua kryetari i LSM-së, një e treta e të punësuarve në vend marrin pagë nën 30.000 denarë.
