Protestat studentore në Turqi, arrestohen 9 persona

TË FUNDIT

Policia turke arrestoi nëntë persona të cilët janë tubuar para një gjykate në Stamboll në mënyrë që të tregojnë solidaritet me të arrestuarit e tjerë për shkak të mbështetjes së protestave studentore kundër emërimit të rektorit, i cili është i lidhur me Qeverinë.

Më shumë se një muaj studentë dhe profesorë të IUniversitetit Bosfor në Samboll po mbajnë protesta kryesisht të qeta kundër rektores së re Meliha Bullu, e cila ka lidhje me partinë në pushtet të presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Ata kërkojnë dorëheqje dhe të lejohet Universiteti vetë të zgjedhë rektorin e vet.

Policia arrestoi qindra demonstrues të Universitetit edhe në protestat për solidaritet të mbajtura në vende të tjera. Disa janë arrestuar pas sulmit në shtëpitë e tyre, ndërsa shumica prej tyre më vonë janë liruar.

Përfaqësues zyrtarë qeveritarë thonë se “grupet terroriste” i nxisin protestat. Erdogani i quajti studentët të cilët protestojnë “terroristë”, duke shtuar se nuk do të lejojë që tubimet të shndërrohen në protestat masive antiqeveritare, të ngjashme me ato në vitin 2013 në Turqi.