Qindra qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen nga policia të Klodjan Rashës.
Me thirrjet “Duam Drejtësi”, “Poshtë komunizmi”,“Lleshaj jep dorëheqjen” protestuesit janë bërë bashkë me një qëllim të vetëm, të kundërshtojnë aktin ekstrem të bërë nga polici i cili vrau Klodjan Rashën mëngjesin e 8 dhjetorit.
Kjo protestë nuk ka një organizator, por qytetarët janë vetë organizuar në rrjetet sociale.
Ndërkohë disa të rinj pas disa tentativash për t’i vënë flakën, kanë rrëzuar pemën e Krishtlindjeve para Kryeministrisë. Protestuesit më pas kanë marrë zbukurimet e pemës dhe kanë qëlluar ndaj efektivëve te policisë.tch
