Protesta në Strasburg për ish-krerët e UÇK-së, Ahmeti: Me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve

TË FUNDIT

Në protestat që OVL e UÇK-së organizoi në Strasburg për të kërkuar liri për Thaçin dhe të tjerët, ka reaguar i pari i BDI-së, Ali Ahmeti, që siç tha, me mendje e me zemër është pranë atyre që po kërkojnë drejtësi.

Ahmeti tha se ish-krerët e UÇK-së vendin e kanë në Kosovë dhe se pafajësia e tyre është konfirmuar

“Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.

Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë 🇽🇰.

Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!

Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”, tha Ahmeti