Protesta në Shqipëri, momenti kur një vajze i bie të fikët

TË FUNDIT

Një prej vajzave e cila u ngjit në podium për të folur në protestën e opozitës në Tiranë, u largua pasi u ndje keq gjatë fjalimit. Në pamje shihet teksa asaj i bie të fikët dhe mbahen nga disa persona.

Ajo po fliste në podium për problematikat që shqetësojnë vendin dhe largimin e të rinjve nga vendin.

“Protesta dhe rezistenca janë arma që popujt e qytetëruar kanë përdorur përgjatë historisë. Është koha t’i themi stop. Mjaft luajtët me arsimimin tonë, taksat tona. Shqipëria është në lëngatën e pasigurisë, ka nevojë për të rinjtë”, tha ndër të tjera ajo.

Opozita po mban sot një protestë kombëtare, që përkon edhe me vendimin e gjykatës për vulën e Partisë Demokratike.