Ndonëse pritej që protesta e studentëve në Shkup të niste në ora 16:30, e njëjta u vonua, pasi shumë studentë nga vendi dhe rajoni u vonuan, përcjell TV21. Gazetari i TV21, Adnan Qaili bëri të ditur se tashmë protestës i janë bashkëngjitur studentët e Tetovës.
—————————————————————————————-
Studentëve në Maqedoninë e Veriut u bashkohen edhe studentët nga Kosova.
————————————————————————————–
Ka filluar grumbullimi i protestuesve në mbështetje të studentëve, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Protesta pritet të nisë nga ora 16:30, para Urës së Gurit. Në terren shihen edhe forca të shtuara policore.
