Protesta në Prishtinë pas vrasjes së mbrëmshme të 35-vjeçares shtatzënë

TË FUNDIT

Pas vrasjes së mbrëmshme të 35-vjeçares shtatzënë, Në Prishtinë po mbahet protestë. Qindra protestues kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e djeshme me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”. “Jeta e gruas e vlefshme pavarësisht a është nanë, motër, bijë!”, “Hapësirat private e publike të pasigurta për gratë!”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!”, është shkruar në disa nga pankartat që po mbajnë protestuesit në duar. 35-vjeçarja u vra në mënyrë makabre në oborrin e QKUK-së nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili. Ky i fundit i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, vazhdon të jetë në arrati.

error: Content is protected !!