Protesta në Iran pas vrasjes së 22-vjeçares që s’kishte veshur siç duhet shaminë

TË FUNDIT

Irani është përfshirë nga protestat pasi 22-vjeçarja Mahsa Amin u rrah për vdekje, disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet shaminë e saj.

Qindra protestues u mblodhën të dielën rreth Universitetit të Teheranit, duke thirrur “Grua, Jetë, Liri”, sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale.

Policia hodhi poshtë dyshimet e mediave sociale se ajo ishte rrahur, duke thënë se e reja u sëmur, teksa qëndronte me gratë e tjera në burg, shkruan Reuters.

Veshja e shamisë (Hixhabi) është i detyrueshëm për gratë në Iran që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe anëtarët e policisë morale zbatojnë kodin e rreptë të veshjes.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka mbështetur një qëndrim më të butë ndaj grave që nuk respektojnë kodin zyrtar të veshjes.

Por linjat e ashpra kanë bërë thirrje për ndëshkim të ashpër dhe madje edhe kamxhik, duke argumentuar se nëse gratë tregojnë flokët e tyre kjo  çon në prishje të moralit dhe shpërbërje të familjeve.