Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, kumanovarët i quajnë “hajna” kompanitë energjetike

TË FUNDIT

Nëpër disa qytete sot do të protestohet kundër vendimit Komisioni  rregullator për energjetik, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4%. E para protestat i nisi Kumanova. Qindra qytetarë u grumbulluar përpara Komunës për të marshuar deri të ndërtesa e EVN-së. Marshi u  shoqërua me brohoritma të shumta si, “Poshtë EVN-ja” dhe “Hajna”. Marshi përfundoi te objekti i EVN-së të cilin e kishin rrethuar forca të shumta policore. Nga OJQ “Zani” thonë se do të vazhdojnë me protesta deri sa nuk shfuqizohet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

#Kumanovarët në protestë kundër shtrenjtimit të #rrymës

Gepostet von TV21 am Freitag, 14. August 2020

“Sot jemi mbledhur me po të njëjtin qëllim, me të njëjtën arsye, të protestojmë që KRRE menjëherë ta shfuqizojë vendimin për ngritjen e çmimit për 7.4% dhe të sjell vendim për uljen e çmimit deri në 46%, gjatë kohës së pandemisë. të kërkojmë dorëheqje të anëtarëve të këtij komisioni kriminel, që I shërben vetëm apetiteve të lartëve, të kastës mafioze dhe të grupeve të interesit. Të kërkojmë uljen e TVSH-së së rrymës nga 18% në 5%” u shpreh Bekon Limani nga OJQ “Zani”.