Protesta e opozitës në Shqipëri/ Ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit amerikanë

TË FUNDIT

Opozita në Shqipëri ka thirrur një protestë mbarë popullore në Tiranë për të demonstruar kundër qeverisë socialiste, të cilën e akuzon për kapjen e shtetit dhe korrupsion. Që në orët e mëngjesit, protestues nga pjesët tjera të Shqipërisë i janë përgjigjur ftesës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Kjo është protesta e parë e thirrur nga Berisha pas rimarrjes së udhëheqjes së PD-së në Shqipëri, e cila u përcoll me përçarje dhe trazira në radhët e demokratëve