“Propozimi për Kosovën”/ Vuçiç-opozitës: Serbia të vendoset mbi interesat partiake

TË FUNDIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se i vjen keq që disa parti politike opozitare nuk e kanë pranuar ftesën e tij për t’u konsultuar për propozimin evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç ka bërë të ditur se do të vijë në seancën e Kuvendit për Kosovën, e cila duhet të mbahet në ditët në vijim dhe do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve, shkruan N1.

Ai u shpreh se dy ditë më parë u ka thënë qytetarëve të vërtetën për të gjitha problemet me të cilat po përballet sa i përket Kosovës.

“Nuk kam fshehur asgjë. Ju thashë sesi, sa kemi luftuar dhe si synojmë të luftojmë në të ardhmen për vendin tonë”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Vuçiç nënvizoi se të gjithë aktorëve politikë u ka ofruar diskutim dhe konsultim rreth propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

error: Content is protected !!