Për Presidentin Stevo Pendarvoski, propozimi francez është i pranueshëm, por nuk është as triumf historik siç përpiqet ta paraqesë pushteti, e as rrënim siç pretendon opozita!
“Sipas meje bëhet fjalë për kompromis tranzicioni për një prej fazave të integrimeve evropiane e cila ka tre elemente të rëndësishme andaj propozimi sipas meje në këtë format, në këtë fazë është i pranueshëm. E para, me propozimin e heqim bllokadën bullgare e cila po zgjat më shumë se 2 vjet dhe propozimi lejon hapjen formale të bisedimeve pas 17 vjetësh pritje. E dyta, mundëson proces skriningu, që është fazë e patjetërsueshme para bisedimeve për klasterët, më herët kapitujt dhe e treta, që absolutisht është më e rëndësishmja, për secilin prej nesh, me asgjë nuk e rrezikon identitetin maqedonas, sepse për përcaktimin bazë të identitetit, në propozim ka formulim të qartë pa fusnota”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.
Sa i përket përfshirjes së protokollit dypalësh me Bullgarinë në propozimin francez dhe tezës se me këtë bullgarët do ta bllokojnë vazhdimisht ecurinë e negociatave eurointegruese, Presidenti u shpreh se Bullgaria edhe deri më tani ka bllokuar sa ka dashur dhe kur ka dashur, por vlerëson se nëse propozimi farncez bëhet Kornizë evropiane, do të reduktohet mundësia për të ashtuquajturat “bllokada të pastra nacionale”.
“Evaluimi i Marrëveshjes tonë me Bullgarinë është në dy nivele. Njëra është bilaterale e pastër, më së paku një herë në vit takim i Qeverive dhe evaluim për vlerësim të pëbahskët, pra jo të njëanshme, se çfarë është bërë e çfarë jo, dhe e dyta, Komisioni Evropian, sipas propozimit, në Bruksel po ashtu bën evaluim nga ana e Komisionit se çka është bërë e çka jo. Me fjalë të tjera, prej sot e tutje, nëse Qeveria e Kuvendi e pranojnë këtë propozim, nuk do të jetë vetëm Bullgaria a jo që e vlerëson përparimin tonë, por edhe Komisioni Evropian, thënë shkurt, mendoj se pajtohemi, më mirë është që të na vlerësojë Brukseli, se sa Sofja, ose vetëm Sofja”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.
Historia nuk është kusht për progresin e mëtejshëm të bisedimeve, u shpreh Pendarovski, megjithatë i ka kërkuar kryeministrit Kovaçevski dhe parimisht e ka marrë miratimin që të ketë përfundime nga Qeveria se nëse e pranon propozimin francez të ketë edhe një fjali shtesë e cila do të ishte edhe në raportin që do të dërgohet në Kuvend.
“Edhe një pasus plus, nëse e mbështesin, të thuhet fillojmë, pajtohemi, por prej tani e deri në fund, deri në anëtarësim, e edhe pas saj, do të refuzojmë çfarëdolloj bisedimesh e negociatash, insinuata rreth identitetit tonë në kuadër të kornizës proces nëse vijnë dhe nga kushdo që të vijnë, ta dijë edhe opinioni maqedonas, edhe Kuvendi ku besoj duhet të futet edhe pranimi ose mospranimi i tyre”, tha Stevo Pendarovski, president.
Këto Presidenti i tha pas seancës së 16 e Këshillit të Sigurisë e cila ishte me përbërje të plotë, ndërsa me ftesë të Presidentit mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq.
