Agjencia për menaxhim me pronë të konfiskuar sot dhuroi gjësende të ndryshme të konfiskuara për institucionet në vend. Drejtori Faton Asani tha se flitet për një donacion prej mbi 100.000 copë tekstil, këpucë, material për në zyrë, aparate për amvisëri për 26 institucione. Ndryshe komunat, spitalet, shoqatat humanitare mblodhën sendet e nevojshme. Asani thotë se Agjencia ka ndarë 300 automjete për institucionet shtetërore, ndërsa 500 që ishin të papërdorshme janë shkatërruar.
“Shpërndarja është bërë në 26 institucione, ku ne i kemi shpërndarë me kërkesën e tyre, me gjësende ku mund të ndihmojnë në institucionet e tyre. Para së gjithash dua të falënderoj edhe Drejtorinë e Doganave ku pa ato nuk do të mund të arrinim deri në këtë moment. 01 03 Bëhet fjalë për tekstil, veshje makineri për amvisëri bëhet fjalë për aparate për punë ku i shpërndamë në kërkesë të komunave, bëhet fjalë për televizorë”., deklaroi drejtori Faton Asani.
