PROMOVOHEN DY PROJEKTE, MURTEZANI FALËNDERON PRINDËRIT DHE KOMUNËN

TË FUNDIT

“Të Luajmë së bashku” dhe “shkenctarët e ri”, janë dy projektet të cilat u promovuan nga drejtori i shkollës fillore “25 maji” në Hasanbeg. Drejtori Fadil Murtezani tha se këto dy projekte do t’u shërbejnë nxënësve për aktivitete të arsimit fizik, artit figurativ dhe atë muzikor.

 “Projekti i parë është “Të luajmë së bashku” që është prej klasës së parë deri në klasën e tretë. Projekti i dytë është kabineti laboratorik ku do ta shftyrëzojnë shkencat natyrore për lëndët, Kimi, Fizikë dhe Biologji”, tha Drejtori I Shkollës Fillore “25 Maji”, në Hasanbeg, Fadil Murtezani.

Murtezani thotë se projektin e parë, “të luajmë së bashku”, do të mund ta shfrytëzojnë edhe mësimdhënësit të cilët janë të punësuar dhe kanë fëmijët e tyre. Ato, mandej mund të mbajnë mësimin, ashtu është edhe sipas ligjit, tu krijojmë kushte për punë.

Sekretari shtetëror i ministrisë së Arsimit Safet Neziri thotë se MASH do të përkrahë shkollat që do të tentojnë të krijojnë dhe përmirësojnë gjendjen e sistemit arsimor.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në krye me Arbër Ademin vazhdon edhe më tutje t’i përkrahë të gjitha projektet të cilët burojnë nga vet ekipi menaxhues i shkollave fillore po edhe atyre të mesme, që të mund të krijojnë diçka nga vetvetja të ngritin cilësinë dhe kualitetin e sistemit arsimor”, u shpreh Safet Neziri, Sekretar Shtetëror në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës.

Realizimi i dy projekteve të lartpërmendura u financua nga prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, Komuna Gazi Babë, Ambasada e Gjermanisë dhe biznesmenë.

Përgatiti: Mevludin Imeri