Prokuroritë publike do të digjitalizohen, s’ka më raste gjyqësore në sirtarë, u premtua nga Qeveria pas planit antikorrupsion

TË FUNDIT

Plani aksionar i Qeverisë për luftim të korrupsionit parasheh edhe digjitalizim të prokurorive publike.

Në kuadër të këtij plani, siç u kumtua pas seancës qeveritare do të ekipohen dhe digjitalizohen prokuroritë publike dhe qendrat hetuese në kuadër të 23 prokurorie publike në vend. Këtu përfshihet edhe Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Siç u tha nga kryeministri Zoran Zaev, digjiatilizimi do të mundësojë përshpejtim të përfundimit të rasteve gjyqësore.

“S’ka më ruajtje e lëndëve në sirtarë. Çdo rast gjyqësor duhet të ketë epilog të shpejtë. Fillon edhe dërgesa e shpejtë dokumenteve për raste gjyqësore të shpejta”, tha Zaev, transmeton TV21.

Do të ketë edhe e-inspektorë, të cilët do të mundësojnë që të lidhen 28 shërbimet inspektuese nën juridiksionin e Këshillit Inspektues.

Megjithatë shtoi, se për të gjitha këto ndryshime do të realizohen edhe ndryshime ligjore./TV21

TË NGJAJSHME