Një tjetër grua e moshuar nga rajoni i Kumanovës do të zhvarroset pas fillimit të hetimit për një seri vrasjesh në rajonin e fshatrave Staro Nagoriçane dhe Çellopek, për të cilat dyshohet 25 vjeçi Trajko Bojkovski, një bari nga fshati Malotino, i cili aktualisht është në paraburgim në K’shanje-Kumanovë.
Prokuroria i çështjes tha se me zhvarrosjen e sotme, kufoma do të dorëzohet në Institutin e mjekësisë ligjore për autopsi, dhe me një të mbijetuar, dyshohet se brenda një viti ka pasur 4 viktima nga i njëjti për shkak të ngjashmërive në zgjedhjen e viktimave që jetonin vetëm dhe mënyrën e ekzekutimit.
“Prokuroria Publike edhe më tej ndërmerr masa dhe aktivitete për urdhra dhe grumbullim të dëshmive me të cilat hetohen të gjitha rrethanat që ndërlidhen me lëndën. Po ashtu informojmë publikun se gjatë ditëve të ardhshme planifikohet edhe një zhvarrosje për një të ndjerë tjetër për të cilën dyshojmë se është viktimë e veprës penale”, tha Lubomir Lape, prokuror Publik në Kumanovë.
Prokurorja e Kumanovës Teuta Ramadani vuri në dukje se hetimi filloi pas raportimit të viktimës së mbijetuar 83-vjeçaren Sllobodanka Arsovska nga Çellopeku, e cila, falë guximit dhe qetësisë së saj, arriti të shpëtojë veten nga vrasësi 6 muaj më parë, duke i thënë bariut se djali tij është në katin e sipërm. Ajo tha se mund të zgjerohet hetimi edhe për mos veprim të policisë në denoncime të ngjashme për dhunë.
“Prokuroria akoma nuk ka marr në pyetje të dyshuarin, pasi që për të njëjtin pritet një ekspertizë psikiatrike nga doktorët kompetent. Nuk mund të dimë motivet e vrasjes serike, por nuk ka gjetje për përdhunim të të moshuarave, por në disa raste ka pasur edhe vjedhje në shtëpitë e viktimave”, pohoi Teuta Ramadani, Prokurore Publike në Kumanovë.
Hetuesit kanë urdhëruar që në një interval kohor të gjitha gratë e moshuara që kanë ndërruar jetë në atë rajon dhe ka pasur paraqitje në polici, do të investigohen për lidhshmërin për këtë të dyshuar për vrasje.
Banorët e Çellopekut dhe Dragomancës janë të shqetësuar me dyshimin se bariu 25-vjeçar mund të ketë pasur një bashkëpunëtor, por nga prokuroria thonë se deri në këtë fazë hetimi nuk ka tjerë të dyshuar.
“Prokuroria Publike e Kumanovë solli vendim për zbatim të procedurës hetimore për personin e njëjtë që faktikisht e zgjeron hetimin për edhe një vepër penale ‘Vrasje’ sipas Nenit 123, pika 3 të Kodit Penal, për të cilën është e paraparë dënim me burg të përjetshëm”, u shpreh Lubomir Lape, Prokuror Publik Kumanovë .
Trajko Bokovski dyshohet se ka vrarë brutalisht 78-vjeçarin M.S. në periudhën nga 27 janari deri më 12 shkurt, në një datë që ende nuk është përcaktuar, në Çelopek, Komuna e Staro Nagoriçanit. Nuk dihet saktë numri i viktimave apo periudha për të cilën janë kryer veprat penale, por që në këto viktima që janë ekzaminuar deri më tani janë detektuar gjurmë të ADN-së së të dyshuarit si vrasës serik. Autoritetet bëjnë thirrje tek banorët e atij rajoni që nuk ka vend për panik dhe se zona po mbikëqyrët nga policia.
