Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatë Themelore kërkesën që kryeministri, Albin Kurti, të paraqitet në këtë prokuori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Kështu bëjnë të ditur burime të RTV21 brenda PSRK-së
Kryeministri i Kosovës është e ftuar nga PRKS-ja për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Për këtë rast janë të dyshuar janë afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara. Derisa e dyshuar është edhe ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari, e cila ishte intervistuar në Prokurori në cilësinë e të dyshuarës./21Media
