Prokuroria prezanton prova: Rashkovski ka dakorduar tenderë nën pseudonim “Pero”

TË FUNDIT

Me prezantimin e provave nga ana e Prokuroria në Gjykatën Penale –Shkup sot vazhdoi gjykimi për rastin “Softuerët” në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski. Prokurorja në sallën e gjykatës prezantoi komunikim në Viberi mes të akuzuarve, ku siç pohon, Rashkovski në telefonin e një prej të akuzuarve është regjistruar me emrin Pero. Sipas të akuzuarit të parë, Dragi Rashkovski, ky është “vetëm një tregim i shkruar në word”.