Janë arrestuar tre persona për vrasjen në Gllogjan të Kosovës, kanë bërë të ditur nga Prokuroria Publike Themelore e Pejës në paraqitje të jashtëzakonshme për media.
“Sot e kemi thirrur këtë konferencë për shtyp që të japim informacionin se janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur para disa ditëve në fshatin Gllogjan”, tha Agim Kurmehaj, kryeprokuror në Prokurorinë Publike Themelore në Pejë, transmeton TV21.
Ka shtuar se edhe pas arrestimit të tre të dyshuarve, do të ndërmerren aktivitete hetuese.
“Edhe pas arrestimit të tyre do të ndërmarrim të gjitha aktivitetet për ndriçimin e kësaj vrasje”, tha më tej Kurmehaj.
Të arrestuar do të jenë në ndalim për 48 orë dhe ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës shqiptimin e masës së paraburgimit për sigurimin e prezencës së tyre në procedurën penale.
Në vrasjen në Gllogjan kishin mbetur të vrarë tre persona, mes të cilëve dy nxënës dhe shoferi i autobusit drejt të cilit ishte gjuajtur me armë.
