Prokuroria në Tiranë filloi hetim për dy vetëvrasjet e pacientëve në spitalin Covid 2

TË FUNDIT

Prokuroria në Tiranë filloi hetim lidhur me rastet e vetëvrasjeve të dy pacientëve, të cilët u hodhën nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i quajtur Spitali Kovid 2, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Hetimi filloi pas incidentit të djeshëm, kur një pacient 65-vjeçar i infektuar me Kovid-19 u vetëvra me hedhje nga kati i katërt i spitalit. rasti i parë është i 13 gushtit, kur u vetëvra një pacient 29-vjeçar nga Durrësi, i cili kërceu nga kati i tretë i spitalit.

“Prokuroria filloi hetim rreth akuzave për moskujdes të mjekëve, për çka ekziston  shkresë nga biseda telefonike, ku pacienti 65-vjeçar, të afërmit të tij i është ankuar për atë që ka parë he përjetuar në spital dhe se po ta dinte se çka e pret, asnjëherë nuk do të kishte ardhur”, transmeton agjencia Ballkan Web.

Të afërmit të tij i ka thënë se telefonin e ka siguruar nga një person tjetër, të cilit për këtë i ka paguar shumë parash dhe se ka vetëm pesë minuta për bisedë.

Televizioni Top çanell transmeton edhe se dy pacientët ishin  në gjendje të rëndë psikologjike, që kërkonte kujdes shtesë. Prokuroria tashmë i ka marrë kartelat spitalore të dy pacientëve dhe po zhvillohet hetim se si trajtohen pacientët në këtë spital. Mjekët të cilët mbrëmë ishin në detyrë dhanë deklarata në polici.

Në këtë spital dhe në Klinikën infektive për momentin janë të hospitalizuar 185 pacientë të infektuar me Kovid-19, me ç’rast 22 janë në terapi intensive, ndërsa 8 të intubuar./MIA