Prokuroria në Norvegji kërkon mbi shtatë vjet burg për djalin e princeshës norvegjeze

TË FUNDIT

Prokurorët norvegjez kërkuan një dënim me 7 vjet e 7 muaj burg për djalin e princeshës norvegjeze, Marius Borg Høiby, i cili akuzohet për përdhunim, shkelje lidhur me drogën dhe dhunë në familje.

Nëse dënohet, 63 ditët që ai ka kaluar tashmë në paraburgim do të llogariten në këtë dënim, thanë prokurorët sot. Ai gjithashtu do të ketë ndalim kontakti me ish-të dashurën për një periudhë prej dy vjetësh.

Gjyqi, i cili filloi në fillim të shkurtit, tronditi Norvegjinë dhe tërhoqi vëmendjen e mediave globale.

29-vjeçari Høiby mohoi akuzat për dhunë seksuale, por pranoi disa nga akuzat e tjera.