Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot ka hapur rast me “të dëgjuar”, në lidhje me blerjen e softuerit nga ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.
Rasti është me soufterin, për “përcaktim të shpejtësisë mesatare të veturave në komunikacion dhe shqiptim të dënimeve”.
“Duke i përcjellë shkrimet disaditore në media për blerjen e softuerit nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, prokuroria ka hapur procedurë parahetimore, pas çfarë prokurori i lëndës ka dhënë më shumë urdhra për grumbullim të dokumentacionit të nevojshëm”, njoftojnë mes të tjerash nga Prokuroria, transmeton TV21.
Ndaj urdhrave të prokurorit, do të veprojnë hetuesit e qendrës hetuese në kuadër të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu, është kërkuar që MPB-ja të dorëzojë raportin e aktiviteteve që janë ndërmarrë nga ata në lidhje me rastin./TV21
