Prokuroria e Sofjes do të hetojë rrëzimin e aeroplanit në “Sollunska Gllava”

TË FUNDIT

Prokuroria në Sofje do të hap një hetim paraprak për rrëzimin e aeroplanit “Cesna”, që ndodhi më 2 prill në majën “Sollunska Gllava”, ku humbi jetën një familje katër anëtarësh  nga Bullgare.

Prokuroria e Sofjes, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut do të kërkojnë informacion në lidhje me hetimet e kryera në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh mundësin e ndonjë defekti të mundshëm të aeroplanit.

Në këtë hetim për rrëzimin e aeroplanit përveç komisionit për hetimin e aksidenteve të aviacionit dhe incidenteve serioze – KINSIV, të angazhuar do të jenë edhe ekspertë të jashtëm nga fusha e aviacionit civil.

Ndërsa në koordinim me autoritetet e Sofjes kanë rënë dakord që në komision të marrin pjesë edhe dy hetues bullgarë.