Prokuroria çon në gjyq Fjolla Morinën

TË FUNDIT

Prokuroria e Kukësit përfundon hetimet për Fjolla Morinën. Këngëtarja akuzohet për armëmbajtje pa leje. Për dy shoqëruesit e saj Fisnik Sylaj dhe Fitim Muji pushohet akuza. Dosja i është dorëzuar gjykatësit paraprak dhe pritet data e gjyqit. Këngëtarjar 34 vjeçare u arrestua më 19 tetor në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjari me 23 fishekë. Këngëtarja Morina u ndalua me një makinë audi për kontroll nga ku u gjet një armë zjarri pistoletë në çantën e dorës si dhe 23 fishekë. 34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”./oranews