Profesoresha Vendi Barkli: Lloji i ri i koronavirusit ka 22 mutacione

TË FUNDIT

Lloji i ri i koronavirusit, që shpejtë po përhapet  nëpër disa pjesë të Anglisë jugore  “ka një numër jashtëzakonisht të madh mutacionesh, madje 22”, pohoi virusologia britanik Vendi Barkli.

Profesoresha Barkli, udhëheqëse e Repartit për sëmundje ngjitëse në Kolexhin britanik në Londër, për Bi-Bi-Si Radio 4 deklaroi se “në mënyrë të pazakontë te virusi  vërehen  një deri në dy ndryshime, por që lloji i ri i Kovid-19 ka madje 22”.

“Kjo është një shenjë urgjente alarmi. Megjithatë,  duhet të shtoj se  biologjikisht është e mundur virusi të ndryshohet në këtë mënyrë për shkak të këtyre mutacioneve”, tha ajo.

Profesoresha theksoi se tani më e rëndësishme është të kuptohet  nëse vaksinat, megjithatë,  janë njëjtë efikase kundër llojit të ri të Kovid-19.